Londër,Kreshnik Qato sot përballet me Randell
Bokseri shqiptar Kreshnik Qato zbret sot në mbrëmje në ring në Londër për tu përballuar me anglezin Tony Randell. Qato i cili është kampion bote në versionin WBf në përballjen e sotme ndaj anglezit Randell do të kërkojë të ruaj ecurinë e rezultateve pozitive në karrieren e tij profesioniste. Qato deri tani ka arritur një record duke marrë 13 fitore radhazi cka tregon se boksieri shqiptar është në kulmin e karrierës së tij sportive. Ndeshja mes Qatos dhe Tony Randell do te jetë një përballje e suksesshme për boksierin Kreshnik Qato, pasi përballja e vertëtë e tij, do të jetë në muajin qershor ose korrik ku Qato do ti duhet të mbrojë titullin e kampionti të botës ne peshën e mesme ndaj revanshit të kërkuar nga portigezi Vitor Sa. Nga ana tjetër sfida e sotme e Qatos do të ndiqiet nga më shumë se 2000 tifozë me flamurin kuqezi, atmosfera është ndezur një ditë më parë nga tifozët shqiptar, që në aeroport ku ka mbërritur promotori I Qatos Ylli Ndroqi I cili është pritur nga qindra shqiptarë të londrës. Edhe në këtë duel të rëndësishëm Qato do te këtë mbështetjen e pandalëshme të Promotorit Ndroqi dhe kompanisë së tij Ylldon