Meksikë, arrestohen 5 persona për drogë
Pas një konflikti të armatosur që u regjistrua në shtetin e Hidalgos, policia meksikane ka arrestuar të enjten pesë të dyshuar si rrëmbyes dhe që besohet se i përkasin kartelit shumë famëkeq të drogës me emrin "Zetas". Të supozuar si anëtarë të bandës kriminale "los parrots" ose "papagajtë", pesë personat u arrestuan pas një raportimi se ata kishin rrëmbyer një njeri në Komunën Huichapan. Pas marrjes së një informacioni në mënyrë anonime, policia ka udhëtuar në një fermë të quajtur "Dongoteay", ku janë përballur me një sulm plumbash dhe granatash. Për pasojë ka mbetur i vrarë një polic ndërsa tre të tjerë janë plagosur. Gjithashtu ka humbur jetën edhe nga kriminelët që nisën përplasjen me armë. Policia gjatë këtij aksioni ka sekuestruar edhe shumë armatime dhe disa automjete. Autoritetet policore kanë bërë public edhe identitetin e të arrestuarve. këto ndalime personash kanë nisur të rrisin shpresat e banorëve vendas se mund të ulet kriminaliteti në rang local dhe se mund të minimizohet numri i viktimave si pasoje e rivalitetit te ashper ndërmjet karteleve te drogës.