E Shtunë, 31 Tetor 2026

2009-2011, rritja e cmimeve deri 3 %

Blerina Hoxha

Arritja dhe ruajtja e stabilitetit te cmimeve, eshte vene ne qender te dokumentit trevjecar te politikave monetare (2009-2011) nga Banka e Shqiperise. Sipas dokumentit te publikuar tashme, kjo nenkupton norma te uleta por pozitive te inflacionit dhe mbajtjen e tyre per periudha relativisht te gjata kohe. Ne terma sasiore, Banka e Shqiperise do te kuptoje me stabilitet cmimesh, mbajtjen e inflacionit ne nivelin 3.0 per qind, me nje mundesi luhatjeje prej ± 1 pike perqindjeje, rreth kesaj vlere qendrore. Si objektiv i inflacionit do te vazhdoje te jete ndryshimi vjetor i indeksit te cmimeve te konsumit, matur dhe publikuar nga INSTAT. Ky objektiv eshte i shtrire per gjithe periudhen 2009-2011. Por Banka e Shqiperise ka njoftuar me pare se do te beje ndryshime te pjesshme te programit monetar ne varesi te zhvillimeve ne tregjet financiare dhe ndikimin qe mund te kete kriza ne inflacion. Banka e Shqiperise sqaron se ruajtja e objektivit te inflacionit ne te njejtin nivel me vitet paraardhes dhe zgjatja kohore e objektivit te shpallur te inflacionit, do te kontribuojne pozitivisht ne ankorimin me te mire te pritjeve te publikut rreth objektivit te shpallur te Bankes se Shqiperise. Per nivelin e objektivit Banka e Shqiperise gjykon se, nepermjet ruajtjes se inflacionit rreth nivelit 3.0 per qind, politika monetare do te vazhdoje te jape nje kontribut pozitiv ne zhvillimin e ekonomise shqiptare. Nje nivel i tille inflacioni dhe politika monetare, e zbatuar per permbushjen e tij ndikojne pozitivisht ne ritmet e rritjes ekonomike, ashtu sic eshte provuar gjate viteve te fundit. Banka e Shqiperise do te synoje te ruaje nje nivel inflacioni prej 3.0 per qind ne terma kohore afatmesem, duke nenkuptuar se vlerat aktuale te inflacionit mund te devijojne perkohesisht prej objektivit. Ky devijim eshte i pranueshem vecanerisht ne momentet kur ekonomia mund te goditet nga faktore te jashtem ose ngjarje, shkaku i te cilave eshte jashte kontrollit apo veprimit te deshiruar te politikes monetare. Perpjekjet e politikes monetare per te korrektuar apo eliminuar, ne terma afatshkurter pasojat e ketyre ndodhive, do te krijonin kosto te padeshiruara shtese per ekonomine.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›