E Shtunë, 31 Tetor 2026

Londra mes flakëve dhe trazirave

Dy makina policie dhe një autobus i linjës urbane, janë përfshirë nga flakët e zjarrit mbrëmjen e djeshme në Londër. Pas vrasjes së një të riu, nga ana e policise në Londër, disa banorë me bomba molotov kanë sulmuar policinë dhe dy makina në Totenhem, veri të Londrës.

Protesta të shumta kanë shpërthyer në Londër pas vrasjes nga policia të një burri me ngjyrë, i cili javën e kaluar u qëllua nga një polic kur po tentonte të shmangte një postbllok.
 

Sipas mediave britanike, të cilat citojnë burime spitalore, 19 persona kanë mbetur të plagosur nga përleshjet që janë zhvilluar mes protestuesve dhe policisë.
 

Ndërkohë komandanti i policisë lokale, Stephen Watson, deklaroi se në zonë ndodhen shumë agjentë policie me qëllim rikthimin e qetësisë.
Protesta është organizuar nga familjarët e viktimës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›