Timoshenko në paraburgim për shpërdorim detyre

Ish-kryeministrja ukrainase, Yulia Tymoshenko është lënë në paraburgim, pasi akuzohet për shpërdorim detyre. Por, liderja e opozitës ka hedhur poshtë akuzat.
Uashingtoni ka kërkuar lirimin e ish-kryeministres ukrainase, e cila është arrestuar për sjellje negative ndaj gjykatësve dhe dëshmitarëve në procesin ndaj saj.
“Arrestimi ka shkaktuar shqetësim në mbarë botën lidhur me aplikimin e shtetit të së drejtës në Ukrainë dhe tregon se procesi është i motivuar politikisht”, ka deklaruar ambasada amerikane në Kiev.
Selia diplomatike amerikane në kryeqytetin ukrainas ka kërkuar që gjykata të rishqyrtojë vendimin për arrestimin e lideres së opozitës. Ndërkohë, në qendër të Kievit kanë vijuar protestat e qindra personave për lirimin e “gruas së hekurt”.