Londra zyrtare paralajmeron Sirine

Qeveria britanike paralajmëroi Sirinë se nuk do të tolerojë asnjë veprim kërcënues apo spiunazhi të Shërbimeve Sekrete Siriane ndaj emigrantëve sirianë që banojnë brenda territorit britanik.
Deklarata mbërriti një ditë pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës arrestuan një 47-vjeçar, me akuzën se kishte dhënë informacion për të paktën 20 kundërshtarë të regjimit, që jetonin në tokën amerikane.
Ministri i Jashtëm, William Hague, nëpërmjet një deklarate për shtyp informoi se kishte thirrur ambasadorin e Sirisë në Londër, për t’i shprehur shqetësimin e tij. Hague përfitoi nga ky rast për t’i bërë edhe një herë thirrje presidentit Bashar al-Assad që të largohet nga pushteti.
SiriaSHBA, demaskohet spiuni sirianSiri, manifestim në mbështetje të AssadKina, presion Sirisë për reforma
Më parë gjatë muajit, “Amnesty International” raportoi se diplomatët sirianë nëpër botë kanë nisur një fushatë të gjerë kërcënimi ndaj shtetasve sirianë, që jetojnë në emigracion.
”Çfarëdo veprimtarie e tillë në Britaninë e Madhe do të ishte i patolerueshëm. Ambasadorit sirian iu bë edhe një herë i qartë qëndrimi i qartë i qeverisë së Madhërisë së Saj, e cila dënon ashpër regjimin autoritar, përgjegjës për vdekjen e më shumë se 2 500 personave në muajt e fundit, gjatë shtypjes së dhunshme të protestave”, shkruhej në notën e publikuar nga “Foreign Office”.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Topi: Kjo politikë nuk i duhet Shqiperisë
Kritika të ashpra të dyja palëve: Nuk morën përgjegjësi
Fyle: Raporti, një zile alarmi
Reformat ekonomike kanë ngecur
Ligj për kontrollin e rrezatimeve
Shkodër, shpërthim eksplozivi, vdes kambisti