Gjermani ngadalesohet rritja ekonomike

Ekonomia gjermane është në prag të hyrjes së një spirale të ngadalësimit të rritjes së saj, raportuan gjatë ditës së sotme tetë institute ekonomike, në një raport të përbashkët.
Gjashtë muaj më parë, duke u nisur nga parashikimet optimiste që vinin nga Gjermania, të njëjtat institucione parashikuan një rritje prej 2% për vitin e ardhshëm, por tashmë japin një vlerësim të korrigjuar prej vetëm 0,8%.
Një rritje më e ngadaltë e ekonomisë më të madhe në Europë e bën shumë më të vështirë për vendet e tjera që të shmangin recensionin.
Ekonomia gjermane u shndërrua në një “lokomotivë” për daljen nga kriza Kriza FinanciareSllovakia ndërron qëndrim për fondin e Eurozonës Barroso prezanton planin anti-krizë Spanjë, goditje për bankat kryesore ekonomike gjatë 2010-s, kur u rrit me 3,6%.
”Kriza e borxheve në Europë kërcënon të shndërrohet në një krizë bankare, rrezik që po rrit ndikimin e tij negative edhe në ekonominë gjermane”, shkruhej në komunikatën e publikuar prej instituteve në fjalë.
Studimi u udhëhoq nga gjashtë kompani gjermane dhe dy zvicerane. Në raport shkruhej gjithashtu se për momentin, është e pamundur të bësh parashikime afatgjata për rritjen apo recensionin e ekonomisë së katërt në botë.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Topi: Kjo politikë nuk i duhet Shqiperisë
Kritika të ashpra të dyja palëve: Nuk morën përgjegjësi
Fyle: Raporti, një zile alarmi
Reformat ekonomike kanë ngecur
Ligj për kontrollin e rrezatimeve
Shkodër, shpërthim eksplozivi, vdes kambisti