E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana vlen 5 miliarde leke


Një ndër klubet më të vjetra shqiptare, më i madhi e më i suksesshmi sa i përket trofeve të fituara, Tirana, për herë të parë pas 91 vitesh mëson vlerën e saj në tregun e kapitaleve.

Në prag të privatizimit, skuadra kryeqytease numëron 47 trofe, prej tyre 24 herë trofeun e Kampiones së Shqipërisë, 14 herë Kupën dhe 9 herë Superkupën. Në bazë të vlerësimit të bërë nga një firmë e autorizuar nga Bashkia e Tiranës, del në pah se Futboll Klub Tirana është edhe skuadra më e pasur sa i përket ambienteve e aseteve të ndryshme, të cilat arrijnë një vlerë totale prej 5 miliardë lekësh.

Deri në vitin 1992 klubi ishte në varësinë e ish-Komitetit Ekzekutiv, po në atë vit, dhe më pas pronë e Bashkisë së Tiranës. Gjatë kësaj periudhe klubin e kanë drejtuar një sërë presidentësh e donatorësh, të cilët deri në ditën e mërkurë, kur u mblodh Këshilli Bashkiak për të shndërruar në Shoqëri Aksionere Tiranën, kanë investuar si sponsorë vullnetarë dhe tashmë nuk gëzojnë asnjë aset.

Me shndërrimin e këtij klubi në SHA është bërë edhe një vlerësim i aseteve të cilat do t’i ofrohen më pas biznesmenëve për të blerë aksione. Rreth 80% të vleftës së të gjithë klubit e përbën stadiumi Selman Stërmasi bashkë me aneksin e tij. Vetëm ky stadium është i ndërtuar në një sipërfaqe prej 27.466 m2, me një vleftë trualli në atë zonë prej 120.000 lekë për metër katrorë në atë zonë, kap shifrën e 3.3 miliardë lekëve. Po ky stadium ka të përfshirë edhe 7144 metra katrorë tokë që përbëjnë fushat e kompleksit, sipërfaqe kjo e vlerësuar me rreth 860 milionë lek.

Stadiumit i shtohet gjithashtu godina e tribunës e zyrave, shkallët e muret rrethuese, duke e mbyllur këtë aset në total me një vlerë prej 4.2 miliard lekësh. Një tjetër aset i rëndësishëm i Tiranës është kompleksi Skënder Halili. Ky kompleks ka një sipërfaqe prej 7208 metër katrorë e trualli i kësaj zone në bazë të ligjit vlerësohet me 9000 lek për metër katrorë, që do të thotë se në total kompleksi Skënder Halili, përfshirë fusat stërvitore dhe ndërtesën dytkatëshe, është vlerësuar me rreth 500 milion lekë.

Por nën pronësinë e klujbit Tirana janë edhe dy fusha në zonën e Kombinatit, me një sipërfaqe 14.394 m2. Këto sipërfaqe janë vlerësuar me rreth 300 milion lekë. i vetmi ambient i cili nuk mund të shfrytëzohet më e nuk është vlerësuar janë fushat Ali Demi të cilat prej disa vitesh janë shndërruar në lulishte.

Gjithsesi vlera totale e skuadrës së Tiranës, 24 herë kampione e shqipërisë arrin shifrën e 5 miliardë lekëve. Prej tyre kësaj shifre 30% është vlefta e stemës dhe emrit të këtij klubi, i cili ka hyrë në një fazë të re, por mënyra se si do të menaxhohen e do të shpërndahen aksionet, për momentin ende nuk është e qartë, rëndësi ka regjistrimi në QKR e përmbushja e kërkesës së UEFA-s e FSHF-s që bardhebluve mos t’i hiqen 10 pikë më 15 tetor.

Ndërkohë që tashmë e dinë se sa vlen edhe jashtë fushe kjo stemë kjo fanellë e kryeqytetit tonë, Tiranë.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Euro 2012, shorti i play-off
Turqi-Kroaci, Estoni-Irlandë, Republika Ceke-Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovinë-Portugali janë çiftet e play-off për Euro 2012 pas shorteut të zhvilluar të enjten në Krakovë të Polonisë. Siti hap procedim disiplinor ndaj Tevezit
Sulmuesi i Manchester City, Carlos Tevez, përballet me mundësinë e procedimit disiplinor, për shkak të refuzimit të tij për të luajtur në një ndeshje të Champions League ndaj Bajernit të Mynihut. Euro 2012, variantet për grupet
Shorti për grupet e Europianit do të hidhet në datën 2 dhjetor, por ndërkohë dihet me saktësi se si do të shpërndahen skuadrat në të paktën dy vazot e para. Barça, gati katër blerje për në verë
Barcelona është kampione e Europës në fuqi dhe konsiderohet gjerëishst si skuadra më e fortë në botë, por katalanasit nuk janë të kënaqur me kaq dhe janë duke planifikuar katër përforcime të tjera për verën e ardhshme. Galliani, pa fjalë nga “rebelimi” i Ibra-Cassano
Administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galliani, ka mbetur pa fjalë nga deklaratat publike të dyshes sulmuese Ibrahimovic-Cassano, të cilët janë shprehur së fundmi “të lodhur” nga futbolli.

Lajmet kryesore

Topi: Kjo politikë nuk i duhet Shqiperisë
Kritika të ashpra të dyja palëve: Nuk morën përgjegjësi
Fyle: Raporti, një zile alarmi
Reformat ekonomike kanë ngecur
Ligj për kontrollin e rrezatimeve
Shkodër, shpërthim eksplozivi, vdes kambisti

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›