Longoria fshin cdo gjurme te marteses

Aktorja Eva Longoria është e vendosur që të fshijë çdo gjurmë të basketbollistit Tony Parker, me të cilin u divorcua pas dy vitesh martese në vitin 2010.
Protagonistja e “Shtëpiake të Dëshpëruara” u fotografua një ditë më parë në hyrjen e një restoranti pa tatuazhin 07/07/07 në kyçin e dorës, datë në të cilën u lidh në martesë dhe shpresonte që do të zgjaste përgjithmonë.
Heqja e tatuazheve bëhet i mundur me një teknologji lazer. Në fotot e mëparshme, shkrimi latin VII VII MMVII ishte qartësisht i dukshëm.
Mbetet ende e qartë për momentin nëse teknologjia me lazer mund të fshijë borxhet e restorantit Beso në Las Vegas, ku aktorja zotëron 32% të aksioneve. Ai kërkoi në Gjykatën e Los Anxhelosit shpalljen e falimentimit, pasi borxhet arritën vlerën e 5,7 milion dollarëve në janar.