Wilson pret me entuziasem femijen e pare

Aktori hollivudian Owen Wilson pret fëmijën e tij të parë nga dita në ditë, zbuloi shtypi rozë amerikan gjatë mëngjesit të sotëm.
Një njeri shumë i lumtur, Wilson është duke kaluar këto ditë në Hauai së bashku me të dashurën Jade Buell, e cila ka vendosur të lindë në ishullin e Paqësorit.
Lajmi erdhi si një befasi, pasi deri tani kishte mundur të ruhej fshehtësia e shtatzanisë së Buell. Sipas përfaqësuesit së aktorit të “Little Fockers” apo “Weeding Crashers”, ndër të tjera, ai ka lexuar shumë për t’u bërë një baba sa më i mirë në eksperiencën e tij të parë.
”Është duke lexuar dhe duke bërë shumë pyetje”, informoi përfaqësuesi në lidhje me 42-vjeçarin. Midis marrëdhënieve të mëparshme të aktorit përfshihet edhe ajo me Kate Hudson. Pasi përfundoi lidhjen me të katër vjet më parë, Owen tentoi pa sukses që të vriste veten.