Regjisori korean xhiron filmin me iPhone

Park Chan Wook, regjisori koreano-jugor i mirënjohur me filmat “Oldboy” dhe “Lady Vengeance”, ka përdorur një mjet të ri për të xhiruar filmin e tij të ardhshëm.
Prodhimi i tij i ri i gjinisë fantasy-horror, “Paranmanjang”, është xhiruar tërësisht me telefonin e lëvizshëm të “Apple”.
“Teknologjia e re krijon një efekt të vecantë dhe duke qenë se është shumë e përhapur, ajo është shumë e njohur për publikun”, ka deklaruar Park.
“Është i lehtë, i vogël dhe mund ta përdorin të gjithë. Kjo është një tjetër karakteristikë e tij”, ka shtuar regjisori i ri.