E Diel, 1 Nëntor 2026

Lord Bajroni, heroi romantik i obsesionuar pas formës së përkryer fizike

Sot, për herë të parë prej gjashtë ditësh, kam ngrënë normalisht, në vend që të haja vetëm 6 biskotat e zakonshme me çaj. Sa do të doja të mos e kisha bërë. Pak verë dhe peshk dhe ja ku vjen ndjenja e rëndesës, ankthi dhe pendesa. Nuk do të jem kurrë skllav i oreksit tim.

Teksa lexon këto fjalë të Lordit Xhorxh Bajronit, poet dhe hero romantik i viteve 1800, kupton se ai kishte një problem të madh me ushqimin. Dhe është pikërisht kështu. Gastroenterologu Jeremy Hugh ka studiuar letrat e Bajronit e ka analizuar dëshmitë e miqve e të njohurve të tij dhe ka dalë në përfundimin se poeti i njohur i asaj kohe, i cili vdiq në moshën 36-vjeçare, ka luftuar gjysmën e jetës së vet me çrregullimet e ushqimit.

Poeti që i lartësoi shqiptarët në poemën Çajd Haroldi pas vizitës në pashallëkun e Janinës, në fëmijëri ishte i shëndoshë dhe i ndrojtur. I biri i një gruaje obeze dhe një burri të shthurur që thirrej ndryshe Xheku i lojtur u detyrua të ndiqte kolegjin Trinitynë Kembrixh, kur në të vërtetë donte të sudionte në Oksford. Në kolegj, ai iu përshtat jetës vanitoze dhe u bë pre e saj (flinte me bigudina dhe në një letër shprehej krenar për kaçurrelat e tij si ato të një vajze 16-vjeçare). Xhorxhi u përfshi në marrëdhënie seksuale me shumë vajza, aq sa shpeshherë përshkruhej si njeri seksualisht i pangopur, madje pervers. Por duke nisur nga mosha 18-vjeçare, ai nisi të përballej me pakënaqësinë me aspektin e tij të jashtëm. Ishte 1m e 74 dhe peshonte 90 kile, por nuk ishte aspak i lumtur me mënyrën si dukej. Këshu nisi rrëshqitja e tij në anoreksi.

Kam humbur 8 kile kohët e fundit, duke përdorur çdo mjet. Por jam përsëri i shëndoshë. Do të doja të peshoja 76 kile, shkruante ai. Por me kalimin e kohës, objektivi i peshës zbriste gjithnjë e më shumë. Arriti në 61 kile dhe asgjë nuk i jepte më shumë kënaqësi se sa kur të tjerët ia vinin këtë në dukje.

Për të mbajtur këtë peshë, ai ishte gjatë gjithë kohës në një dietë të hekurt, e cila konsistonte vetëm në perime. Për periudha të gjata kohe nuk pinte verë dhe privonte veten nga çdo lloj mishi apo peshku. Në restorante porosiste vetëm ujë dhe biskota apo maksimumi patate të spërkatura me uthull. Mëngjesi nuk ishte kurrë më shumë se një çaj jeshil pa sheqer dhe një e verdhë veze.

Pavarësisht se Bajroni ishte i njohur për festat me ushqim të bollshëm që organizonte, ai vetë nuk e prekte ushqimin në to. Madje ai nuk i duronte dot as të tjerët kur hanin. Gruaja e tij, Anabela, ka treguar se ai nuk pranonte të darkonte kurrë në të njëjtën tavolinë me të. Mezi e duroj një grua kur e shoh tek ha e pi, në mos qoftë ushqimi arragostë dhe shampanjë.

Specialisti që ka studiuar letrat e Bajronit ngul këmbë se ai mund të jetë ushqyer në mënyrë të bollshme, për ta nxjerrë më pas gjithçka duke vjellëë. Nga letrat zbulohet se si ai ka kaluar nëpër periudha të alternuara bulimie dhe anoreksie, pasi kishte raste që e lëshnote veten e më pas vinte ndëshkimi: agjërim për ditë të tëra, laksativë dhe litra uthulle për të pakësuar oreksin.

Mjeku i kishte këshilluar ushqime të pasura me më shumë kalori e vitamina, por Bajroni thotë në letra se nëse do të kishte ngrënë në mënyrë të bollshme do të kishte  humbur qartësinë intelektuale.

Për fat të keq, organizmi i tij kishte tendencën të shtonte në peshë dhe ai bënte stërvitje si i çmendur për të humbur kilet e fituara. Sipas gastroenterologut anglez, ishte pikërisht kjo marrëzi shkaku i vdekjes së tij në vitin 1824. Ndërsa ndodhej në Greqi, ethet që e kapën pas një vrapimi të gjatë në shi, i morën jetën.  / Gazmira Ndoja

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›