E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, Liga e Veriut akuzohet për korrupsion

Umberto Bossi (foto AFP)

Prokurorët në Itali janë duke hetuar Ligën e Veriut, parti e ekstremit të djathtë dhe ish aleate e ish-kryeministrit Silvio Berluskoni. Hetimet kanë të bëjnë financimet, të cilat dyshohet se janë keqpërdorur. Janë duke u ekzaminuar gjithashtu financuesit e saj nga Qipro dhe Tanzania, për lidhje të mundshme me organizata kriminale.

Pas bërjes publike të hetimeve, një nga figurat kryesore të saj, ish-ministri i Brendshëm Roberto Maroni kërkoi dorëheqjen e Francesco Belsito, arkëtar i partisë dhe tha se kjo çështje mund të dëmtojë partinë në zgjedhjet lokale të kësaj jave. Belsito ka dhënë dorëheqjen dhe nga prokurorët pretendohet se ai ka mashtruar me fondet e partisë. Maroni konsiderohet si rivali kryesor i Bossit për drejtimin e partisë.

Ndërsa, lideri i partisë Umberto Bossi rezulton se me paratë e taksapaguesve ka paguar orenditë e shtëpisë, pushimet, drekat dhe akomodimin e fëmijëve në hotel. Prokurori i Milanos Edmondo Bruti Liberati tha se as Bossi dhe as ndonjë anëtar i familjes së tij nuk është i dyshuar. Por ka shtuar se dyshimet bien mbi arkëtarin Belsito.

Do të dëshmoj në polici se nuk kam përdorur kurrë paratë e ligës për shtëpinë time. Nuk di asgjë për këtë, në asnjë rast nuk kam pasur aq shumë para dhe akoma vazhdoj të paguar për rregullimet në shtëpi, është shprehur Bosi. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›