E Diel, 1 Nëntor 2026

Prifti u tregon padashje fëmijëve foto porno gei

Prifi i perfshire ne skandal

Një prift katolik në Irlandën e Veriut i ka tmerruar fëmijët e një shkolle fillore, kur gjatë një prezantimi ka shfaqur aksidentalisht në ekran foto pornografike gei.

Atë Martin McVeigh i kishte mbledhur nxënësit e shkollës dhe prindërit e tyre në një takim ku do të shfaqeshin lutjet e para të nxënësve të moshës 9 vjeç.

Por në ekranin e madh të sallës janë shfaqur foto meshkujsh në poza pornografike sapo ai ka futur USB-në në kompjuter.

Prifti është shprehur se nuk e dinte që në USB-në e tij gjendeshin të tilla gjëra, ndërsa prindërit kërkuan pezullimin e tij derisa çështja të sqarohet përfundimisht nëpërmjet hetimeve të policisë.

Kisha St. Mary në Irlandën e Veriut

Policia irlandeze ka nisur një hetim në lidhje me ngjarjen, ndërsa kisha ka caktuar një tjetër prift për të mbikëqyrur lutjet e fëmijëve.

Vetë atë Martin ka ngulur kërkuar një hetim të plotë për të sqaruar ngjarjen, sepse sipas tij, të tjerë klerikë të kishës e kishin përdorur më parë të njëjtën USB. / Gazmira Ndoja

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›