E Diel, 1 Nëntor 2026

Lordi Watson: Besoj se Shqipëria do të jetë sa më shpejt pjesë e BE-së

Kryetari i Unionit Anglishtfolës, Lordi Alan Watson, shprehu të martën, gjatë një takimi në Tiranë me Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli dëshirën që Shqipëria të jetë sa më shpejt pjesë e Bashkimit Europian.
Gjatë këtij takimi Lordi Watson, i cili drejton Unionin më të madh anglishtfolëse në botë, prezent në 50 vende, shprehu kënaqësinë e tij që edhe Shqipëria tashmë është zyrtarisht pjesë e kësaj organizate.
Duke folur mbi zhvilllimet në Shqipëri, Lordi Watson tha se "shpreson që Shqipëria të jetë sa më shpejt pjesë e Bashkimit Europian, në familjen ku ka vendin e saj të natyrshëm".
Znj.Topalli vlerësoi se "integrimi europian mbetet promotor në ecjen tonë përpara dhe ne i jemi mirënjohës qeverisë britanike për të gjithë mbështetjen e dhënë".
Kryetarja e Kuvendit dhe Lordi Watson diskutuan mbi intensifikimin e marrëdhëieve mes parlamentit të Shqipërisë dhe Dhomës së Lordëve dhe të Komunëve në Britaninë e Madhe.
Për Kryetaren e Kuvendit bashkëpunimi ndërparlamentar ka një rëndësi unike, ndaj ajo shprehu interesin për rritjen e shkëmbimit të përvojës parlamentare me Britaninë e Madhe, vend me nje demokraci mijëvjeçare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›