Betohen deputetët e Kuvendit të Shqipërisë

Deputetët e dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit janë betuar sot në Kuvendin e Shqipërisë. Kuvendi është mbledhur sot në seancën e dytë të legjislaturës së XVIII-të, ku dhe është zhvilluar edhe ceremonia e betimit të deputetëve.
Seanca e kuvendit nis me leximin e raportit të komisionit të përkohshëm të verifikimeve të mandateve të deputetëve dhe kryesisht nga kryetari i këtij komisioni Emin Gjana.
Sipas rregullores parlamentare, drejtuesi i seancës, Fatos Beja, lexoi tekstin e betimit dhe secili nga ligjvënësit u ngrit në këmbë duke thënë "Betohem".
Deputetët e Partisë Socialiste të opozitës nuk morën pjesë në këtë seancë sikurse kishin paralajmëruar, për shkak të qëndrimit të tyre kontestues ndaj procesit zgjedhor.
Sipas rregullores së Kuvendit deputetët që mungojnë në seancën kur kryhet betimi, betohen në seancën më të parë në të cilën marrin pjesë.
Pasditen e djeshme, Kuvendi i ri i Shqipërisë, i dalë nga zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit nisi punimet e Legjislaturës së XVIII-të.
Në Kuvendin e ri përfaqësohen 6 parti: PD me 68 deputetë, PS me 65, LSI me 4 deputetë, PR me 1, PDI me 1 dhe PBDNJ me 1 deputet