Milan-Santos përplasje për Robinjon
Milani kërkon shumë për Robinjon. Të kthehen me këmbë në tokë
Rikthimi i Robinjos në Brazil do të jetë një mision më shumë se i thjeshtë. Nga Brazili, Santos ngre zërin dhe fton Milanin të kthehet me këmbë në tokë. Ai që ka folur ka qenë presidenti i Santosit, Luis Alvaro de Oliveira që ka lëshuar një mesazh në drejtim të Italisë dhe në veçanti administratorit të deleguar të Milanit, Adriano Galliani ku ka shpjeguar se kuqezinjtë kërkojnë shumë dhe se ata nuk kanë ndërmend të bëjnë çmendurira. Bisedimet sipas tij do të fillojnë vetëm, nëse Milan ul pretendimet. Kuqezinjtë kanë caktuar shifrën e 10 milion eurove për kartonin e Robinjos.
Deklarata
Për të ardhmen e Robinjos që dëshiron rikthimin në Brazil dhe në veçanti tek Santos ka folur në veçanti presidenti i klubit paulist që në një intervistë për Globo Esporte ka sqaruar pozicionin e të gjitha palëve. Për momentin ka një distancë të konsiderueshme ndërmjet ofertës dhe kërkesës që nuk mund ta kompletojë këtë operacion. Milan kërkon shumë por edhe vetë lojtari ka kërkuar një pagë jashtë asaj që ne mendojmë se është e arsyeshme. Ne nuk kemi ndërmend të bëjmë çmendurira, do të rikthehemi të flasim vetëm nëse Milan do të kthehet në realitet.
Honda pas Superkupës
Ndërkohë që është komplikuar edhe ccështa për Keisuke Honda, objektivi i parë për të përforcuar mesfushën. Kontaktet e Milan me CSKA e Moskës janë të mirë, por kërkesa e rusëve është që japonezi të transferohet pas Superkupës së Rusisë në Kevin Prince Boateng.
Poli nëse ikën Flamini
Është mjaft konkrete edhe pista që çon tek Poli. Galiani ka telefonuar agjentin e lojtari. Por ngërçi është sërish tek shitjet, pa të cilat Milan nuk mund të blejë.
Menaxheri konfirmon: Ambrozini drejt Fiorentinës
Menaxheri i Masimo Ambrozinit ka deklaruar në mediat italiane se lojtari është shumë pranë firmës me Fiorentinën, me një marrëveshje të mundshme që do të nënshkruhet brenda javës. 36 vjeçari u largua nga Milani pak javë më parë pasi ish-klubi i tij nuk i rinovoi kontratën dhe tani është futbollist i lirë. Masimo do të kthehet nga pushimet në javën e ardhshme dhe mendoj se jemi në rrugën e duhur për një marrëveshje, tha menaxheri Moreno Roxhi. Tani jemi në pritje vetëm për telefonatën e Fiorentinës. Firence është një destinacion popullor, jo vetëm për atë, por për të gjithë Evropën. E kupton kur dëgjon zërat për Mario Gomez dhe David Vija, tha ai.