Lorik Cana: Humbem dy pike ne Bordo
Edhe pse zhgenjyen ne Ligen e Kampioneve perballe Liverpulit (0-4 dhe OM kaloi ne Kupen UEFA), Marseja po luan me mire ne kampionat dhe e ka cuar serine e ndeshjeve pa humbje ne 6. Kapiteni i Olimpikut, Lorik Cana, qahet per dy piket e lena ne barazimin Bordo-Om 2-2. “E pesuam shume shpejt golin e pare te Bordose, qe fitoi besim. Por, ne humbem edhe shume topa. Duket si nje mungese rigoroziteti, sepse per dy detaje ne pesuam dy gola. Ne kete nivel kompeticioni, kjo gje nuk duhet te ndodhe. Mund t’i evitonim keto dy gola”.