E Shtunë, 31 Tetor 2026

Duka-Ari Han, te shtunen koke me koke

Jeton Selimi
Odiseja e trajnerit te ri te Kombetares duket se do te marre fund shume shpejt, megjithate eshte edhe nje pengese e fundit per t’u kaluar. Diten e shtune, presidenti i FSHF-se, Armand Duka dhe kandidati numer nje (tashme) per stolin kuqezi, holandezi Ari Han, pritet te takohen, per te cuar me perpara bisedimet dhe te konkretizojne zhvillimet e diteve te fundit. Ende nuk eshte percaktuar vendtakimi, por, sipas te gjitha gjasave, do te jete nje nga vendet mikpritese te Euro 2008, Austria ose Zvicra.
Me sa duket, ceshtja “Trajneri i Kombetares” po merr drejtim. Kete e konfirmojne burime nga zyrat e FSHF-se, qe kane theksuar se njeshi i federates, Armand Duka, ka ne axhenden e tij nje takim diten e shtune, me 22 dhjetor, me trajnerin holandez, Ari Han. Pas shembjes se dy kandidaturave te forta te Klaudio Xhentiles dhe Hans Krankl, i pari per kerkesa te larta ekonomike, ndersa i dyti per dualizma ne deshirat e tij, Han eshte i vetmi gur i rende ne doren e Dukes.
Takimi i se shtunes, ne Zvicer, ose ne Austri (vendtakimi eshte ende i pacaktuar), pritet te jape frytet e para. Duka eshte teresisht pro emrit te Ari Han, pasi bagazhi i tij si lojtar kampion dhe si trajner nuk le vend per hamendesime, por ende nuk dihen teresisht kushtet financiare qe do te vendose holandezi. Kontratat e tij te meparshme kane qene te majme, por FSHF-ja jone nuk ka ne dore opsione te shumta ne kete pike.
Dy pritet te jene rruget kontraktuale. E para, qe eshte edhe me e sigurta, eshte nje copy-paste e asaj qe iu ofrua edhe austriakut Krankl. Eshte nje kontrate 2-vjecare me opsion edhe per 2 te tjere, ku paga per nje edicion eliminator te mos i kaloje te 200 mije eurot. Por ekziston edhe nje mundesi tjeter. Nese Han dhe Duka nuk bien dakord per shumen e pare, presidenti i FSHF-se mund t’i ofroje dicka me teper holandezit, nese e drejta TV, e cila do te shitet pas 6 janarit, te sjelle me shume bereqet sesa parashikimet.
Cili eshte Ari Han?
Per ata qe nuk e njohin Ajaksin dhe Holanden e futbollit total, Ari Han ishte nje gur themelor i skemave te Rinus Mishelsit. Mesfushori ka milituar per 6 vjet tek Ajaksi i madh, ku ka fituar tre Kupa te Kampioneve (Liga e Kampioneve) 1971, 1972, 1973, Kupen Nderkombetare ne 1972 dhe dy superkupa evropiane, 1972 dhe 1973, pa llogaritur dhe 3 tituj kampione e 3 Kupa te Holandes. Me pas ai kalon tek Anderleht dhe arrin sukseset me te medha te historise te kesaj skuadre. Fiton dy Kupa te Kupave (u bashkua me Kupen UEFA qe nga viti 1999) ne vitit 1976 dhe 1978 dhe dy superkupa te tjera evropiane. Me Anderlehtin fiton nje Kupe te Belgjikes dhe nje kampionat. Kalon per dy sezone te Standert Liezhi, ku shpallet dy here kampion. Ne vitin 1983 shkon te PSV-ja, ku mbyll karrieren. Me Kombetaren e tulipaneve ka luajtur 35 ndeshje, duke shenuar 6 gola. Ne karrieren si trajner, ai ka shetitur shume klube si Antverp, Anderleht (shpallet kampion), Shtutgart, Standart Liezhin (fiton Kupen e Belgjikes), PAOK, Fejenord, Omonia dhe Austria e Vjenes. Ne vitin 2002, merr drejtimin e Kombetares kineze dhe jep doreheqjen ne vitin 2004, pasi nuk kualifikohet per ne Kupen e Botes 2006. Kalon ne Iran te Persepolis, fiton Kupen e Hazfi, por pushohet per shkak te problemeve me drejtuesit. Merr drejtimin e Kamerunit, por dorehiqet pas vetem 6 muajsh, pas nderhyrjeve te presidentit te Federates se Kamerunit.
J.Selimi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›