Festat e fundvitit, rritet fluksi ne kufi
KAPSHTICE - Qarkullimi i njerezve ne piken kufitare te Kapshtices ne rrethin e Devollit, qe lidh Shqiperine me Greqine, eshte rritur ndjeshem gjate 24 oreve te fundit. Gjate ketij intervali kohor, kane hyre ne Shqiperi mbi 3600 persona, pjesa me e madhe e te cileve emigrante me familjet e tyre, qe kthehen ne atdhe me rastin e festave te fundvitit. Burime nga pika kufitare thane dje se nuk jane krijuar radhe ne kryerjen e procedurave ne kufi.
G. A