Lorik Cana: Nuk duhet të skuqemi

I eliminuar nga faza e grupeve në Ligën e Kampioneve, Olimpiku i Marsejës do të vazhdojë në Kuoën e UEFA. Kapiteni shqiptar i Marsejës, Lorik Cana (25 vjec, 8 ndeshje në Ligën e Kampioneve në këtë sezon, një gol) mendon se Olimpikasit i kishin të gjitha mundësitë të kualifikoheshin në finalet e një të tetave. “E nisëm Ligën e Kampioneve me rezultate që nuk ishin aspak të mirë, duke humbur tre ndeshjet e para. Por mënyrat e humbjes ishin krejt të ndryshme. Nëse do të kishim bërë dicka më mirë në fillim, unë mendoj se do të pretendonim dicka tjetër. Unë vlerësoj që së bashku me Liverpulin, kishim ekipin për të kaluar këtë fazë të grupeve. Por ramë kundër një ekipi spanjoll që kishte kualitet të madh. Nuk duhet të skuqemi nga paraqitjet tona, edhe sikur të kishim më shumë pikë”, - tha ndërkombëtari shqiptar gjatë një interviste për faqen zyrtare të klubit të Marsejës
E Shtune, 27 Dhjetor 2008