E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana tenis me Bylis, Partizani “1”-shi i parë në shtëpiTirana e Partizani në kryeqytet, Besa në Elbasan dhe Apolonia në Fier regjistruan fitoret e fundit për këtë vit, duke siguruar secila tri pikë të çmuara

Tirana e Partizani në kryeqytet, Besa në Elbasan dhe Apolonia në Fier regjistruan fitoret e fundit për këtë vit, duke siguruar secila tri pikë të çmuara.

23-herë kampionët e Shqipërisë fituan në mënyrë tenistike 6-2 kundër Bylist, ky “Rafael Nadali” i bardhebluve, nuk mund të ishte askush tjetër përveç Migen Memellit, që me tre golat kundër formacionit të Hysen Dedjes u ngjit në kuotën e 10 golave. Nevez i Bylisit (autogol në favor të Tiranës), Muzaka e Daniel Xhafaj ishin edhe autorët e tjerë të golave të Tiranës. Talenti Taulant Bakiu shënoi një dopjetë për Bylisin, ky goli i dytë ishte me penallti.

Partizani arriti fitoren e parë shtëpiake, ndaj një Flamurtari që nën drejtimin e Edmond Licajt pësoi humbjen e parë. Babamusta dhe Bakaj ishin dhe autorët e golave të “Demave të kuq”, që tashmë nuk janë më në vendin e fundit, edhe pse kanë pikë të barabarta me Lushnjën, të dyja nga 13 pikë.

Apolonia e trajnerit serb Esad Karishik regjistroi fitoren e dytë radhazi, falë një penalltie të shndërruar në gol nga Arbër Dhrami në minutën e 62-të.

Elbasani, në një stadium tërësisht në mbështetje të presidentit të arrestuar Arben Laze (takimi filloi dhjetë minuta me vonesë, pati banderola të shumta, madje një tifoz hyri edhe në fushë), humbi sërish me Besën (0-1, gol i Ilirjan Mërtirit). Elbasani ka tetë ndeshje pa fituar.

Në zhvillim e sipër është ndeshja Vllaznia-Dinamo, e nisur në orën 15:00.

Të premten, Lushnja barazoi 1-1 me Shkumbinin.

KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 17

Partizani-Flamurtari 2-0
Shënues: Babamusta 2’, Bakaj  67'

Tirana-Bylis 6-2
Shënues: Nevez 2’ (autg), Memelli 5’, 34’, 58’ Muzaka 15’. D.Xhafaj 32’/ Bakiu 11’,  49’ (11-m)

Elbasani-Besa 0-1
Shënues: /Mërtiri 70’

Apolonia-Teuta 1-0
Shënues: Dhrami 62’ (11-m)

Vllaznia-Dinamo 15:00

Të premten, 26.12.2008
Lushnja-Bylis 1-1
Shënues: Arbëri 75’/ Nora 84’

E Shtune, 27 Dhjetor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›