E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lorik Cana mbështet Spahiun për regjistrimin e popullsisë

Edhe pse kombëtaren e pret një ndeshje shumë e rëndësishme me Bjellorusinë, mesfushori kosovar, Lorik Cana, ka gjetur kohë të takohet me nënkryetarin e KLD-së, Kreshnik Spahiu, për ti dhënë mbështetje mbi nismën e tij për të kundërshtuar regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike.

Cana ka firmosur peticionin që është kundër këtij regjistrimi dhe ka thënë që do të mbështesë kauzën e mbrojtjes së identitetit kombëtar.

Kreshnik Spahiu nga ana tjetër ka falënderuar Canën për mbështetjen dhe ka thënë se kombësia është pronë e 10 milionë shqiptarëve dhe prandaj duhet që të mbrohet nga të gjithë.

Prej javësh të tëra, nënkryetari i KLD-së dhe shoqata të ndryshme, kanë ndërmarrë një nismë për të kundërshtuar regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike, pasi sipas tyre, kjo gjë po bëhet për interesa dhe me presion të Greqisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›