E Shtunë, 31 Tetor 2026

Unaza e Madhe, banorët e tokës përplasen me policinë

Ndërtimi i Unazës së Madhe ka shkaktuar përplasje mes banorëve dhe pronarëve të ligjshëm të tokës tek Liqeni Artificial dhe policisë. Përplasja ka ndodhur pas fillimit të punimeve nga ana e firmës që do të merret me ndërtimin e Unazës së Madhe.

Pronarët e tokës kërkojnë që të ndërpriten punimet, pasi ata thonë se askush nuk i ka kontaktuar që ti dëmshpërblejë për tokën ku do të ndërtohet rruga.

Jemi të indinjuar. Ne sna ka ardhur njeri të na thonë për kompensimin. Këtu ka pronarë të cilët i kanë tokat me tapi dhe hipotekë, por askush nuk i përfill dhe dokumentet e pronës po i hedhin në kosh të plehrave. Po na preket prona jonë padrejtësisht.- ankohen banorët, duke i kujtuar kryeministrit premtimin që ai ka bërë në fushatën elektorale të zgjedhjeve të 2009 se do “ishte garant i avokatit të pronave të Saukut”.

Unaza e Madhe ka shkaktuar debate të shumta gjatë ditëve të madhe, pasi përveç të tjerave, parashikohet që të prishet edhe një pjesë e mirë e Kopshtit Botanik. Kjo gjë është kundërshtuar fort nga ana e qytetarëve dhe ambientalistëve, por dhe nga opozita, e cila thotë se qeveria ka ndryshuar planin për ndërtimin e Unazës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›