Lorik Cana nxit Marsejën: Tani të gjejmë fitoren
Për Lorik Canën, fitorja kundër Kanës është një detyrim, të shtunën në Velodrom. Kapiteni shqiptar i Olimpikut të Marsejës, edhe pse skuadra është në një pozitë jo të keqe në tabelën e klasifikimit, është i vetëdijshëm se një sukses kundër Kanës do t‘i lejonte të kishin një bilanc të mirë, pas tetë javëve të para. Mbrojtja e tyre ka nevojë për t‘u konsoliduar. Shqiptari mund të përdoret si një "Xhol" i këtij reparti, por, sipas trajnerit Gerets, një "Xhol" nuk i zgjidh dot të gjitha problemet.
Lorik Cana, fitorja kundër Kanës është një detyrim?
Po, objektivi është i qartë: të gjejmë patjetër fitoren. Çdo rezultat tjetër do të jetë një nul në Velodrom. Fitorja është e domosdoshme edhe për tifozët dhe për të vazhduar serinë tonë pozitive. Kana është dy pikë larg nesh, kjo provon kualitetin e asaj skuadre dhe të atyre lojtarëve, por nuk duhet t‘i nënvlerësojmë nga tabela e renditjes. Nëse i lidhim të gjitha ndeshjet bashkë, në rast të një fitoreje, ne do të arrinim mesataret e 2 pikëve për ndeshje në tetë takimet e para dhe kjo është e rëndësishme.
Si e shikonin ecurinë e ekipeve franceze në Champions League?
Një ekip si Lion është një pozitë të mirë, pasi kanë eksperiencën dhe e njohin mirë kompeticionin. Edhe Olimpiku i Marsejës ka vendin e tij, por është e sigurt se për të për të vazhduar në turin tjetër është domosdoshme të arrish në vendet e para. Ne luajmë prej dy vjetën në këtë nivel, po bëjmë paraqitje të mira, por nuk mund të na kërkohet të bëjmë mrekulli. Kemi një skuadër kompetitive, por jemi në një grup shumë të fortë. Liverpul dhe skuadrat e tjera angleze janë favoritë në kompeticion, edhe skuadrat spanjolle janë shumë të forta. Pas dy takimeve të para, ata janë në pozicione më të mira se ne.
Eric Gerets është i irrituar, pasi kolegët e tu nuk kanë agresivitetin dhe grintën tënde. Çfarë mendoni për këtë?
Unë bëj lojën time. Nuk hyj në fushë për të paragjykuar njërin apo tjetrin, hyj në fushë për të bërë që ekipi të funksionojë në mënyrë të njëtrajtshme, që lojtarët të ndihen mirë. Me shumë lojtarë, si Mamadou (Niang), Benua (Cheyrou) ose Julien (Rodriguez) në dhomat e zhveshjes, ndihmojmë trajnerin në seancat e përditshme, që lojtarët të ndihen më komodë dhe të mund të japin maksimumin në ndeshjet përkatëse. Duhet akoma kohë, pasi grupi është i ri, por do të synojmë të përmirësojmë sa më shpejt që të jetë e mundur defektet tona. a. manallari
"Xholi" Cana
Mesfushori shqiptar i Marsejës, mund të përdoret si një "Xhol" për të konsoliduar mbrojtjen e Marsejës, e cila është shfaqur kohët e fundit si e paekuilibruar. Por, sipas trajnerit Gerets, "një "Xhol", nuk mund të zgjidhë të gjitha problemet"