E Hënë, 2 Nëntor 2026

Lorik Cana përlotet kur e pyesin për nënën, zbulon çfarë i thonë për motrën e vogël

Lorik Cana ishte i ftuar këtë të premte në “Living Room” të moderuar nga Brunilda Lahe në Vizion Plus. Legjenda kuqezi ka dolur për dokumentarin e tij “Udha”, i cili flet për arbëreshët në Itali.

Gjatë intervistës Cana u pyet për marrdhënien me nënën dhe familjen tij, ku kapiteni është pëlotur. Ai tregoi se nëna dhe motrat e tij jetojnë në jug të francës, ndërsa zbuloi se ai ka 19 vite diferencë me motrën e vogël.

Pjesë nga biseda:

Cana: Nëna mbetet nëna.

Brunilda Lahe: Duket që emocionohesh shumë kur flet për nënën.

Cana: Po besoj se të gjithë kur flasin për nënat emocionohemi.

Brunilda Lahe: Nëna ku jeton tani?

Cana: Nëna jeton në jug të Francës. Unë familjen e kam në Francë. Unë kam dy motra, njëra që është më e madhe dhe ka dy vajza. Njëra është më e vogël, Lea është 19 vite më e vogël se unë. Madje kur jemi në Francë ose në Itali njerëzit të çuditur më pyesin: Me të njëjtin prind? U them po me të njëjtin prind, e kanë bërë në pleqëëri, se nëna ka qenë 20-vjeçe kur kam lindur unë. /Vizionplus.tv/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›