E Hënë, 2 Nëntor 2026

Era e fortë rrëzon disa pemë në Tiranë, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme

Si pasojë e motit të keq dhe erës së fortë në disa zona të Tiranës ka patur rënie të pemëve dhe degëve duke shkaktuar vështirësi në qarkullim.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ju ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin daljet e panevojshme në rrugë, si dhe ka njoftuar se ekipet e pastrimit janë duke punuar intensivisht për të pastruar rrugët dhe rikthyer normalitetin sa më shpejt.

View this post on Instagram

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj)


Postimi i Veliajt:

Era dhe shiu kanë shkaktuar disa rënie pemësh dhe degësh në disa zona të Tiranës ????️????️. Ekipet tona janë në terren, duke punuar për pastrimin e rrugëve dhe rikthimin në normalitet të qarkullimit ????????.

Për këtë arsye, ju lutem ulni lëvizjet e panevojshme ????, tregoni kujdes dhe raportoni çdo problematikë në ????aplikacionin “Tirana ime” ose telefononi 112.

Ju falemiderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin! ????????

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›