E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhanluixhi Bufon harron Udinen: Titulli eshte i mundur

Portieri i Juventusit pas humbjes se ekipit te tij ne Udineze shprehet se, eshte fjala vetem per nje ndeshje. "Normale eshte qe te kemi ndonje ndalese. Nese fitojme kete te shtune me Kaljarin, atehere do te kemi te njejtat mundesi si me pare, per t'u shpallur kampione ne Itali." Portieri pesoi dy gola ne Udine, duke mos shpetuar ekipin e tij nga humbja. Kualiarela dhe Di Natale i shkaktuan nje humbje deshperuese, Juves. "Nuk ndodhi ashtu sic kishim parashikuar," - thekon Bufon, - "Per here te pare, perjetoj nje humbje, ne stadiumin Friuli te Udinezes. Besoj se rezultati negativ nuk do te na pengoje qe te arrijme objektivin tone ne kampionat. Mjafton te fitojme ndeshjen e radhes me Kaljarin dhe do te mund te rikthehemi aty ku ishim. Me nje fitore mendoj se do t'i rikthehemi normalitetit. Rruga eshte e gjate dhe deri atehere mund te rikuperojme, per te arritur objektivin tone. Para se gjithash, tani duhet te jemi sa me te kompletuar," - shprehet portieri i Juves, Xhanluixhi Bufon. Ne ndeshjen e fundit per Juven nuk eshte aktivizuar Del Piero. Sakaq Ranieri do te kete ne dispozicion, ne ndeshjen e radhes dyshen, Trezege-Del Piero. Dyshja e njohur e sulmit te Juventusit, pritet te rikthehet pas shume kohesh. Trezege ka qene i demtuar dhe nuk ka dale ne fushe gjate muajve te fundit. Te shtunen ne mbremje, dyshja e Juves, Trezege-Del Piero mund te perkthehet edhe ndryshe, ata se bashku kane shenuar gjithsej 414 gola. Behet e ditur se edhe gjendja shendetesore e Zanetit eshte permiresuar ndjeshem, pas nje terheqje muskulore. Juve ndodhet gjashte pike pas Interit. Zikalterit fituan ne mesjave, 2-0 ndaj Katanias, edhe pse me 10 lojtare ne fushe. Ibrahimovic gjeti golin e dyte ne fund te ndeshjes. Milani nuk shkoi me shume se nje barazim, 1-1 me Xhenoan ne "San Siro'. Ne sy te Fabio Kapelos golin e vetem per kuqezinjte e shenoi mesfushori Devid Bekam, i cili pesoi edhe nje demtim te lehte gjate ndeshjes. Milani renditet ne vend te trete.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›