Venger pranon marreveshjen me Arshavinin
Arsen Venger perfundimisht pranon se marreveshja me Arshavinin eshte arritur gati 90 per qind. Fantazisti rus, pritet te bashkohet ne nje nga keto dite me ekipin e Arsenalit. Trajneri i topcinjve beson se eshte arritur nje marreveshje me lojtarin dhe pritet qe kartoni i tij, te blihet ne nje nga keto dite. Pas ndeshjes se fundit ne Premier Lige, ku Arsenali barazoi 1-1 me Evertonin ne minutat shtese,fale golit te Var Persit, trajneri i topcinjve foli edhe per fatalistin e Zenit Shen Petersburgut. "90 per qind e marreveshjes eshte arritur. Per te kompletuar marreveshjen duhet edhe 10 per qindeshi, qe eshte i veshtire, " - shton Venger. -"Ndoshta gjate dy diteve te tjera. Ne keto lloj punesh gjerat jane te veshtira, per t'i parashikuar sepse ne momentin e fundit, njerezit mund te ndryshojne totalisht mendje."