E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lorik Cana te Interi?

Lorik Cana te Interi? Në fakt, është thjesht një lajm i zakonshëm në prag të merkatos, por që vjen të paktën nga Franca dhe nga një faqe e besueshme interneti si football.fr. “Intriga” është shumë e thjeshtë. Interi ka një bollëk në vijën e parë dhe po përpiqet të sistemojë Hernan Krespon në Francë, ku të paktën katër ekipe mund të plotësojnë ambiciet e argjentinasit: Marseja, Paris Sën Zhermeni, Monako dhe Lioni.

Për momentin asnjë nga klubet franceze nuk ka hyrë në kontakt me lojtarin. Por, sipas football.fr, klubi marsejez është më i avantazhuar, pasi trajneri portugez i Interit, Hoze Murinjo ka prej kohësh ka dy lojtarë marsejezë në “collimateur (shënjester), dhe kjo do të përbente edhe një nxitje për të diskutuar mes palëve.

Dy lojtarët, gjithnjë sipas faqes sportive, janë Lorik Cana, kapiteni i Marsejës, dhe Sharl Kabure, të cilin Murinjo e kërkonte qysh kur ishte trajneri i Çelsit.

Lorik Cana ndiqet prej kohësh edhe nga Evertoni, madje klubi anglez ka bërë dhe ofertën e tij prej 12-13 milionë eurosh, ndërkohë që Interi ka nevojë për një lojtar të fortë shkatërrues në mesfushë, duke parë dhe faktin se Patrik Vieira sapo ka filluar të ushtrohet me topin dhe ka nevojë për një farë kohe për t’u rikuperuar plotësisht.

Cana, vlerësohet në ambientet franceze e evropiane për grintën e tij, por dhe për pjekurinë si lojtar dhe mund t’u shërbente shumë zikaltërve, aq më tepër kur nëse Murinjo kërkon më forcë një lojtar, presidenti zemërgjerë Masimo Morati është gati t’i plotësojë dëshirën.

E Marte, 16 Dhjetor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›