Benzema: “Enderroj Realin, kundershtar dua Juven”Futbollisti do të mbushë 21 vjeç të premten, pikërisht ditën kur do të hidhet shorti i një të tetave të Ligës së Kampioneve

Reali i Madridit i është futur punës për të rinovuar sulmin, ku Raul dhe Van Nistelroj i kanë kaluar tashmë të 30-at. Në janar do të mbërrijë në Madrid holandezi Huntelar nga Ajaksi, por një tjetër objektiv i madh është Karim Benzema.
Sulmuesi francez i Lionit deklaroi në revistën “Le Buteur” (Golashënuesi) "Ëndrra imë është të luaj te Reali i Madridit, bëhet fjalë për një objektiv që shpresoj ta realizoj shpejt ashtu siç i kam premtuar edhe nënës sime. Më pëlqen ‘camiseta blanca’ (bluza e bardhë), stadiumi ‘Bernabeu’ dhe atmosfera që thithet aty”.
Benzema është nën kontratë me Lionin deri në vitin 2013. Në të kaluarën presidenti Olsas hodhi në tavolinë një kërkesë prej 100 milionë eurosh për kartonin e tij, një shifër e jashtëzakonshme për merkaton.
Futbollisti do të mbushë 21 vjeç të premten, pikërisht ditën kur do të hidhet shorti i një të tetave të Ligës së Kampioneve. “Do të doja të përballeshim me Juventusin”, - deklaroi Benzema.
E Marte, 16 Dhjetor 2008