E Diel, 1 Nëntor 2026

Toni: “Në 2009-n dua të fitoj gjithçka”“Në vitin 2009 shpresoj të bëjë shumë gola për Bajernin dhe për Kombëtaren, e pastaj gjëja më e bukur do të ishte të ngrija trofeun e Ligës së Kampioneve, por sinqerisht e shoh shumë të vështirë. Më

“Dëshiroj të fitoj Ligën e Kampioneve, Bundesligën dhe të shënoj shumë gola me përfaqësuesen italiane”. “Kartolina” është firmosur nga sulmuesi italian i Bajenit të Munihut, Luka Toni, dhe i është dërguar “Plakut të vitit të ri”. Bëhet fjalë pë tre dhurata që Luka Toni dëshiron t’i bëjë vetes.
“Në vitin 2009 shpresoj të bëjë shumë gola për Bajernin dhe për Kombëtaren, - shpjegon bomberi për mikrofonat e “Sky Sport 24”, - e pastaj gjëja më e bukur do të ishte të ngrija trofeun e Ligës së Kampioneve, por sinqerisht e shoh shumë të vështirë. Më pas dëshiroj të fitoj Bundesligën. E nisëm shumë keq, por tani jemi rinisur dhe jemi me pikë të barabarta me vendin e parë, Hofenhajmin. Ata janë një realitet i bukur, janë duke bërë një kampionat shumë të mirë, por sipas meje në fund të kampionatit do të mbërrijmë para tyre”.
Gjermania po i sjell kënaqësi Luka Tonit, por malli për Italinë ndihet te ai. “Do të kthehem të jetoj në Itali, - zbulon dëshirën e tij Toni, - do të vlerësoj ofertat që do të vijnë”.
Toni flet edhe për ish-skuadrën e tij, Fiorentinën: “Është një skuadër e fortë, njoh trajnerin, shoqërinë, shumë nga ish-shokët e mi janë duke bërë një kampionat të bukur, por më erdhi keq që nuk u kualifikuan për një të tetat e Ligës së Kampioneve. I uroj Fiorentinës fat për një 2009-të të madhe”.
Së fundi edhe një mendim për Françesko Totin, me të cilin Toni fitoi edhe Kampionatin Botëror në Gjermani, nën drejtimin e Marçelo Lipit, trajnerit aktual të Italisë. “Françesko është i fortë, është një kampion i madh, por disa vendime varen vetëm nga ai. Është e qartë se mund të jepte shumë për Kombëtaren, por rikthimi varet nga ai”, - përfundoi sulmuesi i Bajernit e Italsë, Luka Toni.
E Marte, 16 Dhjetor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›