E Diel, 1 Nëntor 2026

Lorik Cana zbërthen edhe ArsenalinPak orë përpara takimit, trajneri i Sandërlendit, Stiv Brus, kishte deklaruar se Lorik Cana, është një lojrar që mund të luajë me çdo ekip në Angli

Rrjetet sociale:

(ALBANIA SPORT) - Sandërlendi i kapiteni shqiptar Lorik Cana fitoi një tjetër ndeshje të madhe në Premier Ligë, duke mundur fitoi 1-0 me Arsenalin e Arsen Vengerit. Një tjetër performancë e madhe e klubit të mesfushori shqiptar, që më parë kishte barazuar 2-2 me Mançester Junaitid dhe kishte fituar 1-0 me Liverpulin. Golin e fitores kundër Arsenali e shënoi i zakonshmi Daren Bent në minutën e 71-të. Për Lorikun fitorja kishte një kënaqësi të veçantë, pasi fitooi kundër një skuadre që mund të bëhet destinacioni i tij i ardhshëm parë dhe faktin se trajneri Venger e ka ndjekur prej kohësh. Pak orë përpara takimit, trajneri i Sandërlendit, Stiv Brus, kishte deklaruar se Lorik Cana, është një lojrar që mund të luajë me çdo ekip në Angli. “Është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe ambicia e tij është të luajë me katër ekipet më të mëdha të Anglisë”.

Numri i klikimeve - 236
  E Shtune, 21 Nentor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›