Lorik Cana,lojtari më i mirë ndaj Birmingham

Kapiteni fantastik i Sunderland-it, Lorik Cana është zgjedhur edhe njëherë tjetër si lojtari më i mirë i ndeshjes nga tifozët e "Maceve të Zeza". Cana është votuar si lojtari më i mirë i takimit të humbur kundër Birminghamit fundjavën e kaluar megjithëse luajti për rreth 70 minuta. Mesfushori 26 vjeçar ka marrë 42.2 përqind të votave të të intervistuarve dhe ka lënë pas portierin Craig Gordon me 19.5 për qind të votave. Ndërsa i treti është renditur Andi Reid me 14 .4 për qind të votave. Ky rezultat do të thotë se Lorik Cana ka fituar të katërt sondazhet e fundit dhe ka një rezultat impresionues në total pasi ka dalë në majë të kësaj ankete tete herë në 12 ndeshje të zhvilluara në total në të gjitha komepeticionet. Këto janë rezultat e anketës së tifozëve të Sunderlandit për 12 takimet e zhvilluara.