E Shtunë, 31 Tetor 2026

Los Anxhelos ceremonia mortore per yllin e RB Eta James

Me qindra njerëz janë mbledhur në Los Anxhelos për ceremoninë mortore të yllit amerikan të ‘rhythmn and blues‘ Eta james, e cila vdiq në moshën 73 vjeçare.
Aktivisti i të drejtave të njeriut Rev al Sharpton mbajti një fjalim për jetën e saj, duke e nisur me fëmijërinë e saj në varfëri, varësinë ndaj drogës dhe karrierën e saj muzikore, që kapërceu dallimet raciale. Sharpton e përshkroi Etan si një urë të Kulturës Amerikane që ndryshoi kulturen e boteës.
“Eta James ndihmoi në thyerjen e perdes së kulturës së Amerikës para aktit të lufteës civile të 1964. ajo ishte e aftë të na bënte të këndonin të njëjtat ritme dhe melodi”.
Ai lexoi një deklaratë të presidentit amerikan Barak Obama, i cili e vlerësoi Eta Xhejms si trashëgiminë kulturore të SHBA-së. Këngëtarët Stivi Uonder dhe Kristina Agilera performuan disa prej hiteve të saj. Uonder performoi tre këngë mes tyre “Shelter in the rain”, ndërsa Aguilera perfomoi një version të këngës “At last”.
“Nga të gjithë këngëtarët që kam dëgjuar ajo ka prekur direkt në shpirtin tim”, tha Aguilera para performacës.
Eta James vdiq në 20 janar pas njeë lufte të gjatë me sëmundjen e leuçemisë. Ajo lindi me emrin Xhejm Seta Houkins nga një nënë adoleshente në vitin 1938.
E rritur më së shumti nga miq e të afëerm, ajo nisi të këndojë kur gjyshërit e çuan në kishë, ku iu bashkua korit si soliste. Më vonë formoi grupin në San Francisko, por që para vitit 1960 ajo ishte një artiste solo.
Në vitet 60 James pati varësine nga heroina dhe e rinisi karrierën pasi ndërpreu varësine në 1974.
Ajo nuk mori asnjë çmim Grammy deri në 1994. Në vitin 2003 mori çmimin Grammy për arritjet gjatë karrierës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›