E Diel, 1 Nëntor 2026

Klinton gati te terhiqet nga politika

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton ka bërë me dije se dëshiron të tërhiqet nga politika amerikane pas dy dekadash dhe kësisoj sërish iu ka mbyllur gojën spekulatorëve që flisnin se ajo do të mbetet në qeveri, nëse Barack Obama fiton mandatin e ri presidencial në fund të këtij viti. Sekretarja amerikane ka bërë me dije se tashmë ka ardhur koha që të qendroje më së shumti me familjen e saj .
"E kam bërë të qartë se sigurisht do të mbetem gjithnjë derisa presidenti të emërojë dikë tjetër. Por mendoj se pas 20 vjetësh në politikën e lartë amerikane dhe të gjitha sfidave që shkojnë me këtë, sipas të gjitha gjasave do të ishte ide e mirë të konstatoj se sa jam lodhur"- tha Klinton.
Mediat amerikane kanë bërë me dije se edhe pas lajmit për një tërheqje Klinton ka lënë të hapur mundësinë e rikthimit në politikën amerikane, duke thënë se "të gjithë flasin për lodhje kur braktisin punët e tilla".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›