Rikthehen temperaturat e uleta ne vend
Temperaturat e ulëta do të përfshijnë të gjithë vendin që me nisjen e kësaj jave. Katër gradeë më pak do të shënojë termometri duke filluar që nga dita e hënë. Në zonat malore, sipas sherbimit Meteoalb temperaturat parashikohet të shkojnë deri neë -11 gradë celcius, ndërkohë që në Tiranë në mesjavë ato do të arrijnë – 2 gradë celcius. Megjithëse moti pritet të jetë i kthjellët, i ftohti do të ndjehet dhe më tepër për shkak të masave ajrore që vijnë nga verilindja e njëkohesisht forcimit të erës. Ndërkohë që me fillimin e muajit shkurt në vend, bashkë me temperaturat e ulëta pothuajse në nivelin e atyre të janarit do të rikthehen edhe reshjet lokale. I ftohti që pritet të përfshijë vendin ditët në vijim nuk konsiderohet normal për muajin. Specialistët e shërbimit Meteoalb theksojnë se termometri në këto ditë do të shënojë pesë gradë më pak se temperaturat që janë karakteristike e shkurtit