Lotari e rreme i sekuestron 650 mije euro prona te akuzuarit per trafik droge
Gjate hetimit te ketij procedimi penal ka rezultuar se shtetasi Fatos Hamzaraj per nje periudhe prej rreth tre vjetesh te ardhurat e perfituara ne menyre te paligjshme nga trafiku i lendeve narkotike i ka transferuar tek familjaret e tij ne Shqiperi
Pronat e nje personi te arrestuar per trafik nderkombetar droge kane rene ne carkun e operacionit policor Lotari e rreme. Policia e Shtetit ne bashkepunim me Policine e Fierit sekuestroi pronat dhe llogarite bankare te shtetases Teferi Hamzaraj si dhe te familjareve te saj. Sipas policise sekuestrimi i pronave eshte bere pasi djali i shtetases Teferi Hamzaraj Fatos Xhavit Hamzaraj 29 vjec rezident ne Angli eshte arrestuar nga autoritetet e zbatimit te ligjit ne kete shtet si pjese e nje grupi te strukturuar kriminal me tendencen e trafikut te lendeve narkotike. Policia beri te ditur se ne total vlera e aseteve te sekuestruara eshte rreth 650 mije euro dhe perfshin nje apartament me siperfaqe 120 meter katrore ne qytetin e Fierit nje siperfaqe trualli 782 meter katrore ne komunen Cakran nje pike karburanti ne komunen Cakran me siperfaqe 150 meter katrore disa garazhe nje palester nje bar kafe si dhe te gjitha pajisjet e ndodhura ne keto aktivitete.
Operacioni
Gjate hetimit te ketij procedimi penal ka rezultuar se shtetasi Fatos Hamzaraj per nje periudhe prej rreth tre vjetesh te ardhurat e perfituara ne menyre te paligjshme nga trafiku i lendeve narkotike i ka transferuar tek familjaret e tij ne Shqiperi permes transfertave bankare dhe kesh dhe keta te fundit jane mundur ti justifikojne si para te ligjshme dhe ti investojne ne biznese. Ne ngarkim te shtetasit Fatos Hamzaraj eshte regjistruar procedimi penal nr. 322 i vitit 2011 per vepren penale Pastrim i produkteve te Vepres Penale parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal. Nga Sektori kunder Pastrimit Parave ne Departamentin Kunder Krimit te Organizuar dhe Krimeve te Renda ne Policine e Shtetit ne bashkepunim me Prokurorine vazhdon puna dhe po kryhen hetime intensive per dokumentimin e gjithe aktivitetit te tij kriminal. - beri te ditur Policia e Shtetit.
Pronat e sekuestruara
Ne kuader te operacionit Lotari e rreme u be sekuestrimi i nje apartamenti me siperfaqe 120 meter katrore ne qytetin e Fierit prone e shtetases Teferi Hamzaraj nje siperfaqe trualli 782 meter katrore ne komunen Cakran nje pike karburanti ne komunen Cakran me siperfaqe 150 meter katrore disa garazhe nje palester nje bar kafe si dhe te gjitha pajisjet e ndodhura ne keto aktivitete. Ne total vlera e aseteve te sekuestruara eshte rreth 650 mije euro.