E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lotë për heroin e tyre, Gotovina

Vendimi i Tribunalit të Hagës për të dënuar gjeneralin Ante Gotovina me 24 vjet burg, ka nxitur reagime të ashpra si tek institucionet por edhe te populli kroat, të cilët Gotovinën e vlerësojnë hero të gjallë. Menjëherë pas vendimit të Hagës, kanë nisur reagimet, duke e vlerësuar si shokues dhe të papritur.

Ndërkohë më shumë se 1000 bashkëluftëtarë dhe veteran të luftës, janë mbledhur në sheshin kryesor të Zagrebit për të përcjelle vendimin, të cilin e pritën me lot në sy pasi ata shpresuan se heroi i tyre, nesër do të kthehet në Zagreb.
 

Tribunali për Krime të Luftës në ish Jugosllavi e ka shpallur fajtor ish gjeneralin kroat Ante Gotovina për krime kundër njerëzimit. Trubunali e dënoi Gotovinën me 24 vjet burg për orkestrimin e fushatës së vrasjeve dhe plaçkitjeve për dëbimin e rreth 200 mijë serbëve nga rajoni kroat i Krajinës në vitin 1995.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›