Të lindësh një fëmijë sipas stilit kinez (FOTO)
Share
Një çift kinez ishte nisur rrugës për në maternitet për të lindur, por gruaja ndjeu se nuk mund të vazhdonte dhe u shtri në mes të rrugës, ku edhe lindi beben e saj. Ngjarja ndodhi në qytetin Guangzhou.
Burri kërkoi ndihmë nga një klinikë dentare aty afër, por dentisti i tha se ata nuk ishin trajnuar për një gjë të tillë. Atëherë bashkëshorti mori vetë rolin e mamisë dhe ndihmoi të shoqen që të lindte beben, i ndihmuar edhe nga disa kalimtarë. Fëmija dhe gruaja janë në gjendje shumë të mirë.


