E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luan Krasniqi i rikthehet ringut per titullin Kampion Bote

Boksieri i peshes se rende Luan Krasniqi  do te rikthehet perseri ne ring per titullin "Kampion bote". Ai do te shfrytezoje shansin e tij te fundit ne nje duel kunder boksierit nga SHBA-ja Johnathon Banks. "Une jam i lumtur qe me jepet kjo mundesi", tha ai para gazetareve diten e marte ne Ludvigsburg. Une kthehem ne ring tani per shkak se kam shans per titullin kampion bote tha me tej 39 vjeçari, ish kampion boksi ne Evrope. Fituesi qe del nga ky duel qe zhvillohet me 26 shkurt 2011 ne arenen e Ludvigsburgut do te ndeshet me pas me nje nga vellezerit Klitschko per titullin e kampionit te botes.Bildunterschrift: Luan Krasniqi ndeshet me ukrainasin Alexander Dimitrenko 

Kundershtari i Krasniqit me vetebesim

Krasniqi pati pesuar tre humbje  te renda me pare, por kesaj radhe ai u shpreh optimist: "Une i kam kaluar te gjitha ngritjet dhe uljet ne sportin tim", ku indirekt vuri ne pah edhe KO qe pesoi kunder boksiereve Lamon Brewster, Tony Thomspon dhe Alexander Dimitrenko."Une dua te arrij ate qe nuk e arrita kunder Brewster", tha me tej Krasniqi. "Kam respekt per kundershtarin tim serioz te radhes Johnathon", tha ai.

Per here te pare Krasniqi do te ushtrohet me trainerin Hans-Jürgen Witte."Nuk ishte ide e mire ajo, qe te me zgjedhe mua per rikthimin e tij ne ring, pasi une jam ne rrugen drejt ngjitjes", tha i sigurte amerikani 28 vjeçar Banks nga Detroiti.  

AG/Kelmendi

Redaktoi: Lindita Arapi

   

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›