Luan Mulliqi në Vjenë

Libri “Mulliqi-Një skulptor i madh”, i autorit austriak, prof. dr. Johan Gunther, kushtuar jetës dhe veprës së Luan Mulliqit, promovohet sot (5 dhjetor), në Raiffeisen International në Vjenë.
Libri është botuar në gjuhën shqipe, gjermane dhe angleze.Ndërkaq, më 6 dhjetor, në Galerinë vjeneze Koko hapet edhe ekspozita personale e skulptorit Mulliqi. Mulliqi prezantohet me 20 skulptura të bronzit, nga cikli “Balerinat”, të cilat simbolizojnë zhvillimin dhe ngritjen e shoqërisë sonë në dekadën e fundit .
Ekspozitat e tij, Mulliqi i prezantoi në qendra të ndryshme në SHBA, e tani edhe në Evropë, duke filluar nga Vjena, për të vazhduar pastaj edhe në Stokholm dhe Paris.
Dy ngjarjet në Vjenë mbështeten nga Ambasada e Austrisë në Kosovë, Ministria e Jashtme e Kosovës, Ambasada e Kosovës në Vjenë, dhe Ministria e Austrisë për Shkencë dhe Hulumtime.