E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luan Rama: Deputetë të PS, kundër ndarjes ministër-deputet

TIRANE- Sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama deklaroi dje, në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, se “raporti i LSI-së me fitoren në zgjedhje nuk është raport feste, por punësh dhe përgjegjësish të mëdha”. 

I pyetur në lidhje me ndarjen e mandateve të deputetit dhe atij të ministrit, Luan Rama shprehu mendimin e tij se nuk duhet të ketë papajtueshmëri. 

Madje, thekson ai, qëndrimin e tij e kanë përkrahur edhe deputetë të PS-së. “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë e lejon pajtueshmërinë e mandatit të deputetit me funksionin e ministrit, sepse ligjbërësi dhe sovrani që e votoi atë në referendumin e vitit 1998 kanë reflektuar në këtë parim, jo vetëm një frymë dominante, por edhe vetë praktikën e konsoliduar europiane e më gjerë”, - tha Rama.

(Intervista e plote sot ne GazetaShqiptare)
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›