Luan Rama: Pandeli Majko ka xhelozi delirante
15/03/2010 Vizita zyrtare e ministrit të Jashtëm Meta në Serbi ndez debatin në Tiranë
Ish-kryeministri socialist cilësoi si të gabuar vizitën në Beograd
Vizita dyditore e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme Ilir Meta në Serbi ka hapur një debat politik në vend. Ish-kryeministri socialist, Pandeli Majko, ka vlerësuar se kjo vizitë më së shumti u shërbeu interesave serbe në një moment të rëndësishëm për fatet e Kosovës. Por krejt ndryshe mendon Luan Rama, këshilltar politik i shefit të diplomacisë shqiptare. Në një intervistë televizive, Rama fillimisht ironizon me deklaratën e Majkos, duke thënë: “Prapë me Majkon do merremi?”. Ai theksoi se kushdo që do të gjejë hapësirë për të bërë kritikë, duhet të thotë se në çfarë ishte e gabuar kjo vizitë, në çfarë ishin të gabuara mesazhet që u transmetuan nga kjo vizitë dhe në çfarë nuk iu shërbye çështjes shqiptare. Siç duket, këshilltari i ministrit të Jashtëm i është përgjigjur tërthorazi qëndrimit të Pandeli Majkos, sipas të cilit, vizita ishte e gabuar në kohën e gabuar e që në thelb i shërbeu Beogradit. “Aktualisht Shqipëria nga kjo vizitë nuk ka fituar asnjë gjë. Kjo vizitë e gabuar, në kohë të gabuar, realisht krijon telashe, probleme, keqinterpretim dhe një perceptim negativ. Unë jam i bindur jo vetëm brenda Shqipërisë, po dhe jashtë asaj”, ka thënë Majko në analizën që ai i ka bërë këtij zhvillimi. Por Rama nuk e kaloi reagimin e tij vetëm përmes ngritjes së atyre pyetjeve. Ai u ndal në mënyrë te veçantë edhe te personi Pandeli Majko. “Mendoj të mos sjellim në vëmendjen e publikut referenca individësh të tillë, të pushtuar nga kriza e panikut apo nga deliranca e xhelozisë. Lëreni zotin Majko të endet në tunelin e vet, sepse nuk mund të flasë për patriotizëm në këtë kontekst dhe në këtë realitet të ri evropianizues të krijuar edhe në Ballkanin Perëndimor, një njeri që e thërrasin “Majko”, apo kur ishte kryeministër i Shqipërisë mburrej se fëmijët i pagëzonte në kishat e Athinës”, ka deklaruar Rama. Madje, ai nuk ka ngurruar që t’i japë për së largu një këshillë thumbuese ish-kolegut të tij, kur edhe ai (Luan Rama) militonte dhe ishte një figurë zyrtare në Partinë Socialiste. “Shenja e parë e patriotizmit që duhet të shfaqë zoti Majko është nisja e procedurave për të ndryshuar mbiemrin, që shqiptarët të mos e thërrasin më “Majko”, apo nisja e procedurave për të ç’regjistruar fëmijën që e ka pagëzuar në kishën e Athinës, sepse Kisha Autoqefale Shqiptare është pjesë e korpusit të vlerave historike,qytetare, patriotike”, ka thënë Rama.
Rama për vizitën
Këshilltari politik i ministrit të Jashtëm Ilir Meta ka vlerësuar si tepër pozitive vizitën e zhvilluar në Serbi. “Kjo vizitë merr dimension historik, merr vlerë historike, për shkak të horizontit dhe për shkak të së ardhmes që konturon në funksion të një roli më aktiv dhe efektiv njëherësh të Shqipërisë si faktor stabiliteti dhe si fakton integrimi në këtë rajon të Ballkanit nga njëra anë, dhe nga ana tjetër bëhet historike kjo vizitë edhe për shkak se është vizita e parë që zhvillohet tashmë në një shtet që quhet Republika e Serbisë. Gjithashtu merr dimension historik edhe për faktin se është historik, pasi Kosova është subjekt i së drejtës ndërkombëtare, është shtet i pavarur”, ka thënë Luan Rama.