Elbasan, aktivitete, muzikë e festë në shesh
15/03/2010 Dita e Verës, Basha e Rama në orë të ndryshme urojnë qytetarët. Shiten 5 mijë ballokume
ELBASAN- Elbasani është zgjuar herët me diell dhe muzikë për të kaluar festën më masive të vitit Ditën e Verës. Pasi amvisat kanë përgatitur gjatë këtyre ditëve ëmbëlsirat e vështira të ballokumes dhe revanisë si dhe gjellët e preferuara të traditës, më 14 mars bëhen gati për piknikun tradicional.
Festa
Reshjet e shumta të shiut dhe temperaturat e ulëta kanë trembur shumicën e familjeve, por 14 marsi edhe këtë vit ka treguar se është ditë me diell dhe mjaft e përshtatshme për shëtitje, piknik dhe lojëra në të katër anët e qytetit. Parku Rinia, Ullishtat, Busheku e Krasta kanë qenë vendet e përzgjedhura për të kaluar ditën më të gëzuar të vitit. Të parët që kanë gëzuar kanë qenë fëmijët. Si çdo vit krosi dhe karnavalet kanë mbushur bulevardin nga shikuesit e vegjël të ndjekur nga të mëdhenjtë. Ndër fabulat e përzgjedhura ishin kafshët e pyllit, mitingjet, por edhe maskat shumëngjyrëshe të dimrit plak dhe pranverës. Në paradën e karnavaleve merrte pjesë edhe qendra e fëmijëve romë. Shkollat pjesëmarrëse do të vlerësohen nga një grup i Qendrës Kulturore të Fëmijëve për fabulën dhe kostumet e përzgjedhura si dhe performancën e fëmijëve. Këtë vit në shesh ka pasur shumë koncerte dhe ndryshe nga vitet e tjera muzika ka vazhduar gjatë gjithë ditës. Kështu ansamblet popullore, Forumi Rinor Demokrat kanë organizuar koncerte me këngë popullore dhe muzikë moderne. Në shesh ka qenë edhe një grup i mbështetur nga ambasada amerikane “Mariachi”. Të shumtë kanë qenë përgjatë bulevardit dhe rrugëve shitësit e ballokumeve. Nga një përllogaritje e përafërt mendohet të jenë shitur rreth 5 mijë copë vetëm brenda ditës së djeshme. Në bulevard dhe në familjet elbasanase ka pasur shumë mysafirë nga rrethet e tjera. Tiranas, shkodranë, vlonjatë, korçarë dhe durrsakë kanë ndjekur këtë festë simbolike. Në Elbasan kanë festuar ditën e verës shumë të huaj. Ndër to janë vënë re një grup kinezësh për punojnë në nënstacionin e Cërrikut.
Politikanët
Kur mendohej se politika do t’i mungonte Ditës së Verës në Elbasan, ministri i Brendshëm Lulzim Basha dhe kreu i opozitës Edi Rama në orë të ndryshme kanë mbërritur në Elbasan. Ministri Basha u ndal gjatë në panairin Dita e Verës, ndërsa Rama vazhdoi në një shëtitje në Bulevardin kryesor “Qemal Stafa” investim i sapopërfunduar i Bashkisë e më pas një vizitë të shkurtër në panair. Basha i ndjekur nga deputetët Ardian Turku, Luçiano Boçi, Adriana Gjonaj, prefekti Deliallisi e kryetari i qarkut Shefqet Deliallisi ka shëtitur panelet e panairit duke u ndalur më shumë tek prodhimet vendase. Ai theksoi rëndësinë e nxitjes së prodhimit vendas si dhe në eksportin e tij. Ministri i Brendshëm ndiqej nga ministri i Bujqësisë, Genc Ruli, në takimet me biznesmenët elbasanas e më gjerë që kanë qenë prezent gjatë këtij edicioni të panairit Dita e Verës 2010. Në urimin e tij ai theksoi edhe një herë dy premtimet e qeverisë: Rrugën Elbasan-Tiranë dhe liberalizimin e vizave. Ndërsa kreu i PS-së Edi Rama ka qenë i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Qazim Sejdini, deputetët e Elbasanit Valentina Leskaj, Shega Ligori, Ilir Bejtja, Agim Leka, Skënder Hasa, drejtues të PS dhe nga kreu i Bashkisë Korçë. Lideri i të majtës pasi ka shkelur këtë investim të fundit të bashkisë i sapopërfunduar ka uruar qytetarët nga Elbasani, ku edhe sipas tij ka rrënjët Dita e Verës. Kësaj dite të mbushur me aktivitete nuk i kanë munguar përurimit. Kreu i bashkisë Qazim Sejdini në mënyrë simbolike ka përurimit. Kreu i bashkisë Qazim Sejdini në mënyrë simbolike ka çelur ujin në shatërvanin “Tri Urat”, që përmban edhe një simbolikë të rëndësishme historike për qytetin e Elbasanit. Ky shatërvan është më i madhi në qytet dhe nëpërmjet harqeve simbolizon tri urat historike të Elbasanit që ka një kuptim të veçantë për ata që largoheshin nga Elbasani në mërgim apo ushtar. Sejdini i uroi nga ky shatërvan qytetarëve Ditën e Verës. Kreu i bashkisë i ndjekur nga prefekti Deliallisi dhe nga drejtues të pushtetit lokal dhe të qarkut ka thënë se Këshilli Bashkiak pas propozimit të Bashkisë vendosi emrin Lublin Dilja, duke nderuar ish-deputetin dhe një figurë të njohur të Elbasanit.
Sarandë çelet moti, njerëzit mbushin rrugët për të festuar
Dita e Verës në “kryeqytetin” e saj
SARANDË - Nën një diell që shkëlqente si rrallë ndonjëherë në muajt e parë të këtij viti, shëtitorja tradicionale e sarandjotëve ishte më plot se çdo të diel që ka kaluar. Dukej qartazi se sarandjotët i kishte nxjerrë nga shtëpitë Dita e Verës, e reflektuar kjo në veshjen më të lehtësuar, por edhe në urimin “Gëzuar Ditën e Verës!”. Ky ishte një element më shumë, që ata u shtonin përshëndetjeve të tyre kur këmbeheshin apo takoheshin përgjatë bulevardit, i cili vetëm pak ditë më parë ka marrë emrin “Naim Frashëri”, pasi buzë shëtitores ngrihet godina e doganës ku poeti ynë kombëtar punoi për dy vite si doganier. E para që ka krijuar atmosferën e kësaj dite të veçantë dhe ka dhënë sinjalin e Ditës së Verës, ka qenë banda muzikore e Bashkisë së Sarandës, e cila në orën 10.00 të paradites ka shpërndarë tingujt e repertorit të saj të gëzueshëm, duke kaluar nëpër rrugët kryesore të qytetit. Duke qenë se mungon tradita e festimit të kësaj dite dhe se vetëm disa javë pas saj vjen për sarandjotët Dita e Detit, koncerti shëtitës i orkestrës frymore, ka qenë organizimi i vetëm zyrtar për Ditën e Verës, sepse pas kësaj gjithçka ka qenë në zgjedhjen e qytetarëve. Mozaiku i këtyre preferencave ka qenë i plotë. Fillimisht të gjithë janë derdhur në shëtitore, ndërkohë që kafet buzë saj kanë qenë nga më të frekuentuarat. Më të rinjtë kanë nxituar të dëfrehen nën muzikën e diskotekave. Ata kanë qenë edhe klientët më të parë të njësive të tregtimit të akulloreve përgjatë shëtitores, shije së cilës gjatë muajve të dimrit përgjithësisht i kanë qëndruar “ftohtë”. Tregut të asaj çfarë mund të shijoje në Sarandë këtë Ditë Vere, i është shtuar për herë të parë ballokumja. Jo e “imituar” në Sarandë, por e ballokume e ardhur enkas nga Elbasani për këtë ditë. “I kam përgatitur në qytetin tim, në Elbasan dhe erdha me autobusin e natës që t’i shes njime në Sarandë. Me 70 lekë copa i shes dhe më doli fryma nga njerëzit e shumtë që ranë në ballokume”, thotë Dylberja, që edhe nga dialekti që flet “identifikohet” si elbasanllije. Në një pikë tjetër përgjatë shëtitores një grua tjetër gjithashtu shet ballokumen e Elbasanit, të njohur si “kryeqytet” i Ditës së Verës. Ajo na tregon se është vendase në Sarandë, por kunata që ka në Elbasan ia dërgoi dhe po i shet duke u habitur se sa shpejt “ikën” 200 copët e para. Edhe Saranda, që njihet si “kryeqyteti” veror i Shqipërisë, bëri sot “gëzuar” me ëmbëlsirën simbol të Ditës së Verës.
Dita e Verës mbush me vizitorë vendas dhe të huaj kështjellën e qytetit
Festa e verës, beratasit festojnë
me karnavale dhe ekspozita
BERAT- Dita e Verës 14 marsi është festuar dje dhe në qytetin e Beratit. Pas disa ditësh me reshje të mëdha shiu qytetarët e Beratit u janë gëzuar rrezeve të diellit të diellit që nuk kanë munguar në ditën e parë të pranverës. Festa e Ditës së Verës ka mbledhur në shumë aktivitete banorët e këtij qyteti. Nxënësit e shkollave të mesme janë organizuar në një ballo të vërtetë maskash gjatë një spektakli të zhvilluar nga Qendra Kulturore e këtij qyteti. Të rinj e të reja nën maska kanë djegur simbolikisht një kukull prej leckash që simbolizon largimin e stinës së dimrit dhe ardhjen e pranverës. Dhjetëra qytetarë të Beratit kanë ndjekur më pas një koncert të përgatitur nga fëmijët e qendrës së kulturës. Aktivitetet e Ditës së Verës kanë vijuar më pas me një ekspozitë të hapur të zhvilluar nga nxënësit e Liceut Artistik. Dhjetëra punime në pikturë e grafikë janë paraqitur në sheshin përpara bibliotekës së qytetit. Festës i janë shtuar dhe piknikët nëpër kodrat e qytetit. Më e spikatur Dita e Verës ka qenë në lagjen “Kala”, ku qindra qytetarë kanë mbushur rrugët dhe rrugicat e kështjellës. Me e populluar ka qenë “Akropuli” brenda kështjellës pasi aty është dhe qendra e kështjellës, si dhe ka një sheshpushim dhe me lule. Edhe qendra mesjetare e qytetit muze ka qenë dje e frekuentueshme nga qindra turistë vendas dhe të huaj. Ata kanë vizituar muzetë dhe objektet e kultit që ndodhen brenda saj. Por një vend të veçantë ka zënë dje festa e karnavaleve që ka marshuar në qendër të qytetit ku dhe ka pasur humor në kontaktet e përqafimet pa e ditur se kë takonte djali apo vajzat, të cilat kanë qenë të veshura me maska dhe që përqafoheshin dhe qeshnin. Edhe amvisat kanë pasur shumë punë duke bërë ritet e pranverës me fëmijët e tyre një vend të veçantë në këtë rast kanë pasur ballokumet, kuleçët me vezë, mbushja e portave dhe parmakëve me lule etj. Në Ditën e Verës nuk kanë munguar edhe urimet përmes mesazheve telefonike. Po në Ditën e Verës mirë kanë dalë edhe tregtarët e ballokumeve si dhe bar-kafet që qytetarët apo çiftet të ndryshme pas një vizite në kalanë e qytetit apo në festën e karnavaleve janë ulur për të shijuar për disa çaste një kafe, apo një ëmbëlsirë apo ballokume.