E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liberalizimi vizave redukton aktivitetet e paligjshme

14/03/2010 Takimi me Berishën

Greqia do të mbajnë një qëndrim të fortë në mbështetje të liberalizmit të vizave mes Shqipërisë dhe vendeve anëtare të Bashkimit Europian. Këtë e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes së Qytetarëve të Greqisë Mihalis Kristoforidhis gjatë takimit që pasi dje me kryeministrin Sali Berisha. “Ne besojmë se liberalizmi i vizave për qytetarët shqiptarë për në hapësirat evropiane do të sjellë reduktim të mëtejshëm të aktiviteteve të paligjshme duke konsoliduar edhe më tej rendin e sigurinë në rajon”, u shpreh ministri grek. Në ketë kontekst, ministri Kristoforidhis e informoi kreun e qeverisë shqiptare për miratimin në Parlamentin grek, të ligjit, i cili lejon dhënien e shtetësisë për emigrantët e brezit të dytë, me banim të rregullt në Greqi, i cili pritet të sjellë një kontribut të rëndësishëm ne përmirësimin e mëtejshëm te kushteve te jetesës dhe për integrimin emigrantëve shqiptarë në shoqërinë greke. Nga ana e tij, Kryeministri Berisha i shprehu ministrit grek mirënjohjen e qeverisë shqiptare dhe të mbarë shqiptarëve për përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme që vendi fqinj Greqia po i japin Shqipërisë dhe qeverisë shqiptare, në projektin madhor kombëtar për integrim në BE dhe në veçanti, në mbështetjen e Greqisë për heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›