Luan Rama: Shumë deputetë të PS janë kundër ndarjes së mandatit të deputetit me të ministrit
Luan Rama, Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, vazhdon të jetë i zëshëm kundër propozimit të Partisë Socialiste për ndarjen e mandatit të deputetit me atë të ministrit.
Duke folur për GSH, Rama thotë se ky është një kriter ekstrakushtetues, por që është parim moral dhe politik.
Nuk ka asgjë të keqe, por do të ishte mirë të konsultohej sepse ka edhe argumente që janë në favor të parimit kushtetues. Madje shumë deputetë socialistë, nga bisedat me ta, pavarësisht se nuk flasin në publik, pas prononcimit tim të parë në lidhje me këtë çështje, më janë shprehur se janë kundër ndarjes së mandateve të deputetit nga posti i ministrit, thotë Rama./ep