Situatë kaotike te Elbasani

“Elbasani në prag të shpërbërjes”. Ky ishte titulli i madh i të përditshmes sportive “Metropol Sport”. Sipas saj, verdheblutë ndodhen në udhëkryq dhe kriza është realitet. Në Peqin, në ndeshjen e humbur 2-1 kundër Shkumbinit nuk u paraqitën gjashtë lojtarë dhe mesa duket në janar 2-herë kampionët e Shqipërisë do të humbasin edhe zyrtarisht shumë prej lojtarëve të rëndësishëm. Dinamo kërkon Vrapin e Fagun, ndërkohë që Partizani ka shprehur interesimin për Bejzaden e Bakallin. Madje për Vrapin pista blu është 100 për qind e sigurt.
E Marte, 23 Dhjetor 2008