E Diel, 1 Nëntor 2026

Luan me lëkundëse në park, gjyshja gjobitet me 100 euro

Një e moshuar në Pavia të Italisë është gjobitur me 100 euro, pasi ka luajtur me lëkundëse në një park. 56-vjeçarja, identiteti i së cilës nuk është bërë i ditur, ka qenë në park së bashku me nipin e vet dhe ka vendosur që të luajë me të me lëkundëse. Por, rregullorja e parkut parashikon që me lodrat aty mund të luajnë fëmijët nga mosha 12 vjeç e poshtë. Autoritetet e parkut thonë se e kishin paralajmëruar edhe më parë 56-vjeçaren.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›