Kristen Stewart shfaqet e përlotur pas tradhtisë ndaj Rob (FOTO)
Kristen Stewart është shfaqur e përlotur në rrugët e Los Anxhelos, pas publikimit të lajmit të djeshëm të tradhtisë ndaj të dashurit të vet, Robert Pattinson, me producentin e martuar të filmave, Rupert Sanders. Më pas ajo është përpjekur të buzëqeshë me ironi, por dukej qartë që gjendja e saj shpirtërore ka qenë shumë e trazuar.
Mediat raportojnë se ajo i ka kërkuar falje publike të dashurit të vet, duke thënë se kishte bërë një gabim të madh dhe se për këtë ndihet shumë keq. Pattinson ndërkohë ende nuk ka reaguar, ndërsa flitet se ai është aq i mërzitur dhe turpëruar, sa nuk do të dalë nga shtëpia.










